Fitimet e McGregor dhe Poirier nga meçi i tyre - Gazeta Express
string(46) "fitimet-e-mcgregor-dhe-poirier-nga-meci-i-tyre"

Sporte tjera

Gazeta Express

24/01/2021 8:59

Fitimet e McGregor dhe Poirier nga meçi i tyre

Sporte tjera

Gazeta Express

24/01/2021 8:59

Dustin Poirier befasoi botën e sportit duke e mposhtur me nokaut Conor McGregorin në eventin e UFC 257.

Goditjet e amerikanit ishin të papërballueshme për irlandezin, i cili po dominonte deri në atë moment.

Lexo Edhe:

Pas ndeshjes, të dy u përqafuan mes vete, duke treguar shembull si sportistë të vërtetë, shkruan Gazeta Express.

Të dy luftëtarët pritet të marrin shuma të majme parash, por McGregor do të marrë shumë më shumë.

Conor McGregor do të marrë rreth 5 milionë euro në rikthimin e tij në UFC, pasi edhe ky ishte pensionuar në fillim të vitit të kaluar, pas fitores ndaj Donald Cerrones për 40 sekonda, raporton The Sun.

Në anën tjetër, Dustin Poirier përkundër fitores, do të marrë më pak para. Ai do t’i fitojë rreth një milion euro nga ky duel. /Gazeta Express/