Filluan procedurat për hapjen e ‘Bllagoja Toskës’ nga ‘Tekstilja’ deri te ‘Mema’ - Gazeta Express
string(74) "filluan-procedurat-per-hapjen-e-bllagoja-toskes-nga-tekstilja-deri-te-mema"

Maqedoni

Gazeta Express

20/04/2026 12:27

Filluan procedurat për hapjen e ‘Bllagoja Toskës’ nga ‘Tekstilja’ deri te ‘Mema’

Maqedoni

Gazeta Express

20/04/2026 12:27

Me 22 vota për, një të përmbajtur dhe asnjë kundër, Këshilli Komunal i Tetovës miratoi Propozim-Vendimin për përcaktimin e trasesë dhe harmonizimin e profilit të infrastrukturës lineare në një pjesë të bulevardit “Bllagoja Toska”, me çka filluan procedurat për vazhdimin e rrugës nga Shkolla ‘Tekstile” deri te rrethrotullimi te ‘Mema’, përcjell Gazeta Express nga Portalb.mk.

Bëhet fjalë për segmentin nga kryqëzimi me bulevardin “Ilinden” deri te kryqëzimi me rrugën “K.R. Drnc”, nga km 0+000 deri në km 0+300.

Ky vendim është pjesë e procedurave për realizimin e projektit për hapjen e bulevardit, që do të nisë nga zona e njohur si “Tekstilja” dhe do të shtrihet deri te kryqëzimi me bulevardin ‘Ilinden’ apo deri e pika e njohur si ‘Mema’.

Udhëheqësi i Sektorit për Urbanizëm në Komunën e Tetovës, Rilind Selmani, sqaroi se aktualisht janë në proces të përgatitjes së dokumentacionit për lejen e ndërtimit.

Sipas tij, projekti i plotë parashikon gjatësi prej rreth 650 metrash, por për 300 metra është e domosdoshme harmonizimi i Planit Detal Urbanistik me Planin Gjeneral Urbanistik.

“Për këtë na nevojitet si procedurë administrative, vendim i Këshillit Komunal”, tha Selmani.

Këshilltari nga ‘Më Mirë për Tetovën’, Agron Arifi kërkoi që projekti të realizohet sa më shpejt.

“Shpresoj se sa më shpejtë do e përfundoni këtë çështjen e bulevardit dhe deri në fund të mandatit shpresoj se do bëni përpjekje maksimale që të depërtohet ajo pjesë dhe të mund qytetarët më lehtë ta kalojnë atë bulevard”, tha Arifi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement