Brahim Diaz mund të rikthehet në Serie A, ja kush po e kërkon - Gazeta Express
string(60) "brahim-diaz-mund-te-rikthehet-ne-serie-a-ja-kush-po-e-kerkon"

Futboll

Gazeta Express

08/06/2026 20:40

Brahim Diaz mund të rikthehet në Serie A, ja kush po e kërkon

Futboll

Gazeta Express

08/06/2026 20:40

Fitorja e pritur e Florentino Pérezit në zgjedhjet presidenciale të Real Madridit mund t’i rrisë shanset e Juventusit për të transferuar Brahim Díazin gjatë verës së këtij viti.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi e ka vendosur Brahim Díazin në krye të listës së objektivave për afatin kalimtar të verës 2026.

Raporti thekson se reprezentuesi i Marokut është objektivi prioritar për repartin ofensiv të trajnerit Luciano Spalletti, i cili dëshiron të shtojë më shumë cilësi në fazën sulmuese të “Zonjës së Vjetër”.

Sipas medias italiane, qëndrimi i Florentino Pérezit në krye të Real Madridit është lajm i mirë për bardhezinjtë, pasi presidenti madrilen ka paralajmëruar një investim prej 150 milionë eurosh për një përforcim të madh gjatë verës, me shumë gjasa në repartin ofensiv.

Një transferim i tillë do ta reduktonte edhe më shumë hapësirën e Brahim Díazit në formacionin e ekipit madrilen.

Në të njëjtën kohë, pritet rikthimi i Nico Pazit pas dy sezoneve huazim te Como, gjë që do ta shtonte konkurrencën për një vend titullari në sulmin e Real Madridit.

Megjithatë, “Gazzetta” thekson se aktualisht nuk ekziston asnjë marrëveshje mes Juventusit dhe Real Madridit apo vetë lojtarit, i cili nuk duket se është me nxitim për të vendosur mbi të ardhmen e tij.

Brahim Díazi pritet të jetë një nga yjet e Marokut në Kupën e Botës dhe, nëse shkëlqen në turne, Juventusi mund të përballet me konkurrencë edhe më të madhe nga klubet e tjera të interesuara për shërbimet e tij.

Ndërkohë, Juventusi po planifikon një riformatim të repartit ofensiv për sezonin 2026/27 dhe po zhvillon bisedime edhe për sulmuesit Alexander Sørlothit dhe Randal Kolo Muanit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement