Filipçe: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme - Gazeta Express
string(54) "filipce-vendi-po-shkon-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme"

Maqedoni

Gazeta Express

06/03/2026 10:26

Filipçe: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme

Maqedoni

Gazeta Express

06/03/2026 10:26

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe pret që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend dhe se anëtarësimi në NATO përfaqëson një mburojë të fortë sigurie për vendin.

Filipçe vlerësoi se Qeveria aktuale do të përballet me sfida serioze politike dhe ekonomike.

Filipçe, në “Click Plus” në “TV21” rikujtoi deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili më herët kishte thënë se zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt dhe jo para kohe. Megjithatë, Filipçe tha se është i bindur se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Ai theksoi se gjendja në buxhet është serioze, me rritje të deficitit dhe presion në pagesën e pagave dhe obligimeve ndaj fondeve, ndërsa çështja e sigurimit të mjeteve financiare po bëhet gjithnjë e më aktuale. Sipas tij, po merren hua të reja me kushte të panjohura, gjë që rrit pasigurinë financiare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement