FIFA revolucionarizon ceremoninë para ndeshjeve të Botërorit - Gazeta Express
string(60) "fifa-revolucionarizon-ceremonine-para-ndeshjeve-te-boterorit"

Futboll

Gazeta Express

06/06/2026 13:54

FIFA revolucionarizon ceremoninë para ndeshjeve të Botërorit

Futboll

Gazeta Express

06/06/2026 13:54

FIFA ka vendosur të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në ceremoninë para ndeshjeve të Kupës së Botës, duke prezantuar një format të ri që synon ta bëjë spektaklin para fillimit të takimeve edhe më të veçantë.

Sipas rregullave të reja, ekipet nuk do të rreshtohen më në dy kolona paralele para fishkëllimës së parë, një traditë që ka qenë pjesë e futbollit ndërkombëtar për dekada.

Në vend të kësaj, të dyja skuadrat, përfshirë edhe lojtarët rezervë, do të mblidhen në formë rrethi në gjysmën e tyre të fushës, duke krijuar një skenografi krejtësisht të re para nisjes së ndeshjes.

Një tjetër element i ri do të jetë edhe ceremonia e himneve kombëtare. Gjatë interpretimit të himneve, në secilën anë të fushës do të shpalosen flamuj gjigantë të dy kombëtareve pjesëmarrëse, duke i dhënë më shumë ngjyra dhe madhështi momentit para fillimit të takimit.

Ndryshimet janë pjesë e përpjekjeve të FIFA-s për të modernizuar prezantimin e ndeshjeve dhe për të rritur përvojën vizuale për tifozët në stadium dhe miliona shikuesit që ndjekin Kupën e Botës në mbarë botën.

Formati i ri pritet të debutojë në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës, duke sjellë një pamje ndryshe nga ajo me të cilën tifozët e futbollit janë mësuar ndër vite.

Advertisement
Advertisement
Advertisement