FIFA ka bërë thirrje për një ndryshim të papritur rregulli gjatë mesit të Kupës së Botës – vetëm pak ditë para fillimit të fazës me eliminim direkt.
Turneu historik me 48 skuadra në Amerikën e Veriut ka sjellë disa ndryshime të mëdha në format, përfshirë dy pushime për hidratim dhe një rregull të ri që çoi në kartonin e kuq të lojtarit të Paraguait, Miguel Almirónit, pasi mbuloi gojën gjatë një përplasjeje me një kundërshtar.
Por një tjetër ndryshim i madh pritet të vijë para fillimit të raundit të 32-shes të dielën.
Sipas Martyn Ziegler të “The Times”, FIFA i ka kërkuar IFAB-it (International Football Association Board) një ndryshim të rëndësishëm në rregullat që lidhen me penalltitë dhe hedhjen e monedhës para tyre.
Aktualisht, bëhen dy hedhje monedhe: një për të vendosur se kush gjuan i pari dhe një tjetër për të zgjedhur portën – të dyja konsiderohen avantazhe të rëndësishme për skuadrën që fiton shortin.
FIFA dëshiron që të ketë vetëm një hedhje monedhe, ku fituesi zgjedh ose të gjuajë i pari ose portën, ndërsa humbësi merr zgjedhjen e mbetur.
Ky propozim vjen pasi Arsenali humbi të dy hedhjet e shortit në penalltitë kundër Paris Saint-Germainit në finalen e Ligës së Kampionëve, ku skuadra franceze mbrojti titullin pasi Gabriel Magalhãesi humbi penalltinë e tij në Budapest./GazetaExpress/
Blerjet e përditshme tani mund t’ju sjellin më shumë se produkte në shportë. Më 26 dhe 27 qershor, Interex...