FIBA vazhdon investimet për basketbollistet e reja në Kosovë - Gazeta Express
string(60) "fiba-vazhdon-investimet-per-basketbollistet-e-reja-ne-kosove"

FIBA vazhdon investimet për basketbollistet e reja në Kosovë

Gazeta Express

30/07/2020 11:11

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) së fundi është informuar zyrtarisht nga FIBA se kjo e fundit e ka aprovuar aplikacionin e FBK-së për projekt-propozimin e përgatitur nga FBK për FIBA Europe Girls’ Basketball Program, pjesë e të cilit është edhe kampanja “Her World, Her Rules” (Bota e Saj, Rregullat e Saj).

Ky është viti i tretë radhazi që FBK është fituese e këtij projekti në FIBA.

Lexo Edhe:

Në fakt pas përfundimit me sukses të projektit të vitit 2019, FBK është dashur të mbyll projektin, pra në një raport të punës dhe financiar të detajuar dhe më pas të ketë të drejtë të aplikojë për projektin e ri, gjë që FBK e ka bërë dhe Komiteti i Menaxhimit të Projekteve në FIBA e ka vlerësuar aplikacionin e FBK-së si të suksesshëm.

FIBA në vitin 2018 e ka lansuar një program të ri për vajza nëpërmjet të cilit synon që të promovojë sa më shumë basketbollin në konkurrencën e femrave në Evropë, duke i tërhequr kështu vajzat e moshës 6 deri në 14 vjeç për të praktikuar basketbollin nëpërmjet kampanjës së ashtuquajtur “Her World, Her Rules”.

Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së:

“FIBA është shumë e kënaqur me punën e bërë nga FBK në dy vitet e fundit me kampanjën “Bota e Saj, Rregullat e Saj” që është pjesë e FIBA Europe Girls’ Basketball Program dhe për këtë arsye aplikacioni ynë i dorëzuar në fillim të muajit korrik është miratuar së fundi.

Target i FBK-së në këtë projekt janë vajzat e shkollave fillore, por edhe prindërit, arsimtarët e Edukatës Fizike, sepse ne duam që të jenë prindërit dhe arsimtarët ata që i shtyjnë vajzat të merren me sport, në këtë rast me basketboll.

Në kuadër të këtij projekti do të organizohen, kampe, turne, punëtori, klinika, në mënyrë që të arrihet edhe qëllimi i projektit, e që është masivizimi i basketbollit ndër vajza, por edhe krijimi i ekipeve të femrave në qytetet/fshatrat ku nuk ka basketboll të femrave”.