FFK vs FC Prishtina, CAS-i i Llozanës deklarohet për “Express” - Gazeta Express
string(48) "ffk-vs-fc-prishtina-cas-i-deklarohet-per-express"

Futboll

Endrit Jashari

22/01/2026 12:45

FFK vs FC Prishtina, CAS-i i Llozanës deklarohet për “Express”

Futboll

Endrit Jashari

22/01/2026 12:45

Ka përfunduar seanca dëgjimore e çështjes mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe FC Prishtinës në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Llozanë.

FC Prishtina nuk ishte licensuar për garat europiane nga FFK për edicionin 2023/24, duke mos marrë pjesë përkundër që e kishte fituar Kupën e Kosovës.

Më pas, kryeqytetasit iu drejtuan anëve ligjore, shkruan Gazeta Express.

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv në Kosovë i kishte dhënë të drejtë FC Prishtinës, duke e detyruar Federatën e Futbollit të Kosovës të paguajë dëmshpërblim për klubin Bardhekaltër.

Më pas, FFK vendosi ta çojë këtë çështje në instanca më të larta, duke u ankuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Llozanë.

Atje, tashmë është mbajtur seanca dëgjimore, ndërkohë nga CAS-i janë deklaruar për “Gazetën Express”.

Zyrtarja për informim e CAS-it, Vanessa Tracey tha se çështjet që janë në zhvillim janë konfidenciale dhe paneli i këtij rasti janë duke vazhduar konsultimet.

“Çështjet që janë në proces pranë CAS-it janë konfidenciale. Paneli për çështjen Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) kundër FC Prishtina SH.P.K. është duke u këshilluar dhe nuk jemi në gjendje të përcaktojmë se kur do të shpallet vendimi përfundimtar i CAS-it. Pas marrjes së një vendimi dhe nëse palët nuk kërkojnë konfidencialitet, vendimi i plotë i CAS-it do të bëhet i disponueshëm në faqen zyrtare të CAS-it”, thuhej në emailin zyrtar të CAS-it për “Gazetën Express”.

Sipas raportimeve, FC Prishtina pritet ta kërkojë një dëmshpërblim prej 3.6 milionë eurove. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement