Festivali Evropian i Filmit, hapet sonte në Gjilan me filmin “Jam mirë”
Arte
Gazeta Express
06/05/2025 14:29
Festivali Evropian i Filmit në bashkëpunim me ‘Varg e Vi’ hapet sonte në Teatrin e Gjilanit më filmin “Jam mirë”.
Sot, me 6 maj nga ora 19:00 luhet filmi “Jam mirë” bashkëprodhim mes Gjermanisë, Italisë, Luksemburgut dhe Belgjikës, njeherit behet hapja e festivalit.
Më 7 maj luhen filma në tri orare, “Dado” nga ora 16:00, “Murina” nga ora 18:30 dhe “Vajza nga nesër” nga ora 20:10.
Programi vazhdon më 8 maj ne orare të njëjta me filmat: “Mitra”, “Sirenat nuk qajnë”, “Burri pa faj”.