Më 3 qershor nga ora 20:00 në Teatrin e Qytetit në Ferizaj luhet shfaqja “Ferizaj- 150 vjet Qytet” me tekst të Jeton Neziraj dhe regji të Besim Ugzmajli.
Për shfaqjen:
Ferizaj ka pasur një rrugëtim të mbushur me ngjarje të rëndësishme historike. Për 150 vjet, ka qenë një udhëkryq i zhvillimeve të jashtëzakonshme politike dhe ekonomike, jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit.
Sot, ndonëse një qytet i ri, Ferizaj është një nga qendrat kryesore mbarëkombëtare shqiptare.
Shfaqja “Ferizaj – 150 vjet Qytet” është një udhëtim i shpejtë nëpër ngjarjet dhe kthesat kyçe të historisë së këtij qyteti.
Teksti: Jeton Neziraj, Regjisor: Besim Ugzmajli, Kompozitor: Memli Kelmendi, Kori: Siparantum
Aktorë: Nexhat Xhokli, Shpëtim Selmani, Blin Mani, Dora Xhemajli, Sherif Bega