Feministet reagojnë kundër këngës së Aurela Gaçes - Gazeta Express
string(49) "feministet-reagojne-kunder-kenges-se-aurela-gaces"

Feministet reagojnë kundër këngës së Aurela Gaçes

Gazeta Express

24/08/2020 15:11

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe me 6 Gusht të këtij viti kishte publikuar këngën e saj të radhës të titulluar “Lento”.

Mirëpo përmbajtja e tekstit të kësaj kënge nuk është vlerësuar në mënyrë pozitive nga të gjithë.

Lexo Edhe:

Nëpërmjet një postimi të bërë në grupin “Feminizmi Shqiptar” në Facebook, Elona Doda shkruan se artistja i është përgjigjur në një mënyrë komerciale ndjesisë së vajzave për t’u martuar në një shoqëri maskiliste si e jona. Sipas saj, Gaçe ka dhe një mori këngë e balada tjera me po të njëjtat nota patetizmi të cilat kanë marrë edhe çmime.

“Unë jam për unazë, Nuk jam për CV”, janë pikërisht këta rreshta që Dodën e kanë ngacmuar ku sipas saj po klasifikohen në vajza për unazë përkundrejt përkundër atyre mendjelehtave që janë për CV.

Doda ka shtuar gjithashtu se emancipimi në shoqërinë tonë ka arritur falë punës individuale të gjithsecilit, ngase institucionet dhe artistët këtë e kanë lënë në mëshirë të fatit. / KultPlus

AURELA GACE ” LENTO ” LENTO ”

Ky është teksti i plotë i këngës “Lento”:

Lento, lento

Zemer me ngadalë, po e tepron

A e din se koha po t’mbaron?

E kam të lehtë

Të fshi me një buton

Kudo që po shkon

Të gjitha po mi thonë

Vetëm ti më nxjerr nga shina

Me ty do kisha ecur nëpër mina

Edhe me sy mbyllur do të shihja

Si nuk e kupton? Si nuk e kupton?

REF. 2x

Me sytë e zemrës të kam parë

Ti lento, lento e ke marrë

Lëri dënglat se për besë

më rrëmbejnë e s’do t’më gjesh

Do të vij tek ti

Tek ti do të vij

Se më ke bërë ato

që s’ma ka bërë njeri

Unë jam për unazë

Nuk jam për CV

Jepma, jepma

REF.:

Me sytë e zemrës të kam parë

Lento, lento e ke marrë

Lëri dënglat se për besë

më rrëmbejnë e s’do t’më gjesh

Lento, lento

E ke marr me lento

Unë po pres t’më çosh tek nëna

Ti nuk je në metro

Lento, lento

E ke marr me lento

Ti nuk je në metro

Nuk di si ta bën ty zemra

Nuk di çfarë të thotë ty mendja

Se ato që të vijnë vërdallë

Zemër, mua s’më vijnë as te themra

Nëse nëse të kam pritur

Të kam dashur, e ke ditur

Hajde tundu, mos më rri

Unazën? Tani!

REF. 2x

Me sytë e zemrës të kam parë

Lento, lento e ke marrë

Lëri dënglat se për besë

më rrëmbejnë e s’do t’më gjesh.