Novak Djokovic, Roger Federer dhe Rafael Nadal kanë bërë disa propozime për Federatën Ndërkombëtare te Tenisit, në lidhje me krijimin e një fondi financiar për të mbështetur tenistët në nevojë.
Një ndihmë që vjen si pasojë e situatës së krijuar për shkak të coronavirus, pasi prej një muaji nuk po zhvillohet asnjë turne.
Shoqata e Tenistëve Profesionistë do të japë 1 milionë dollarë për tenistët që renditen nga vendi 150 deri në vendin e 400-të.
Gjithsesi, tri tenistët propozojnë që kontributi ekonomik të prekë edhe tenistët që renditen nga vendi i 250-të deri në vendin e 700-të.
“Pas vendit të 250-të bëhet lufta më e madhe për mbijetesë dhe janë aty tenistët që kanë nevojë për ndihmë financiare, që ne duhet të ndihmojmë. Shumë prej tyre po mendojnë seriozisht të tërhiqen nga sporti, pasi nuk arrijnë të mbjetojnë ekonomikisht”, tha Djokovic.