FC Prishtina në zi, njofton për vdekjen e anëtarit të stafit - Gazeta Express
string(59) "fc-prishtina-ne-zi-njofton-per-vdekjen-e-anetarit-te-stafit"

Futboll

Gazeta Express

09/12/2025 21:45

FC Prishtina në zi, njofton për vdekjen e anëtarit të stafit

Futboll

Gazeta Express

09/12/2025 21:45

Klubi i Futbollit Prishtina në zi, pas vdekjes së anëtarit të stafit të klubit, Dren Ferataj.

Prishtina ka njoftuar për vdekjen e anëtarit të stafit, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

I ndjeri ishte IT i klubit, derisa këta të fundit i kanë shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të tij.

Postimi i plotë:

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë Dren Ferataj, anëtar i çmuar i stafit tonë dhe IT i klubit.

Dreni ishte më shumë se një bashkëpunëtor ai ishte mik, mbështetës i palodhur i ekipit dhe person i dashur për të gjithë lojtarët dhe stafin. Me urtësinë, qetësinë dhe pozitivitetin e tij të përhershëm, ai la gjurmë të pashlyeshme në klubin tonë.

Do ta kujtojmë gjithmonë për buzëqeshjen e sinqertë, gatishmërinë për të ndihmuar dhe shpirtin e tij të mirë që e sillte çdo ditë në punë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferataj, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.

Qoftë i paharruar kujtimi i tij.

Varrimi do të bëhet nesër, në ora 14:00, me namazin e Ikindisë, në varrezat e Dragodanit. Le të prehet në paqe”, shkruan Prishtina./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement