FC Prishtina 01 është shpallur kampione e Kosovës në futsall.
Skuadra nga kryeqyteti mposhti në finale Liqenin.
Prishtina 01 fitoi edhe ndeshjen e dytë, kështu duke u shpallur kampione pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para.
Kryeqytetasit edhe në sezonin e rregullt ishin të parët në tabelë, duke e mbyllur me 52 pikë.