FBK-ja njofton FIBA-n për procesin e krijimit të ligës së përbashkët me Shqipërinë - Gazeta Express
string(82) "fbk-ja-njofton-fiba-n-per-procesin-e-krijimit-te-liges-se-perbashket-me-shqiperine"

Gazeta Express

17/06/2020 14:31

FBK-ja njofton FIBA-n për procesin e krijimit të ligës së përbashkët me Shqipërinë

Gazeta Express

17/06/2020 14:31

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ka marrë pjesë në videonkonferencën e dytë e organizuar nga FIBA Evropë, gjatë të cilës njoftoi edhe për procesin e krijimit të ligës së përbashkët me Shqipërinë.

Në këtë takim ishin të pranishëm presidenti i FIBA Europës, Turgay Demirel, Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis, tre zëvendës presidentët e FIBA Europes, Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak dhe përfaqësues të Federatave tjera Nacionale të Evropës.

Lexo Edhe:

Në këtë takim është diskutuar mbi gjendjen në vendet e ndryshme dhe masave të sigurisë dhe shëndetit, të cilat janë të zbatueshme për Federatat pjesëmarrëse.

U inkurajua shfrytëzimi i platformës së FIBA-s për këmbim të informatave dhe zhvillimi i aktiviteteve jashtë sallave, në veçanti 3×3, në momentin e parë që kjo të lejohet nga autoritetet në Kosovë.

Duke falënderuar FIBA-n dhe FIBA Europe për përkrahjen e madhe të dhënë në procesin e planifikimit strategjik, si procesi më madhor për basketbollin e Kosovës në vitet e fundit, Kryetari Fetahu njoftoi për të gjitha zhvillimet e fundit dhe planin e kthimit në terrene sportive, natyrisht në bazë të udhëzimeve të FIBA-s dhe autoriteteve vendore.

Gjithashtu u theksuan proceset e përgatitjes për Ligën Mbarëkombëtare me Shqipërinë, punën e bërë bashkë me SHTBK-në për edukimin dhe licencimin e trajnereve, kampet e zhvillimit dhe avancimit të Gjyqtarëve dhe kampet për Përfaqësueset e Kosovës që jane planifikuar për muajin gusht.