Faton Ahmeti bindshëm fitues në lagjen e tij, mirënjohës për secilin banorë të Tetovës në veçanti dhe mijra falenderime - Gazeta Express
string(118) "faton-ahmeti-bindshem-fitues-ne-lagjen-e-tij-mirenjohes-per-secilin-banore-te-tetoves-ne-vecanti-dhe-mijra-falenderime"

Faton Ahmeti bindshëm fitues në lagjen e tij, mirënjohës për secilin banorë të Tetovës në veçanti dhe mijra falenderime

Maqedoni

Gazeta Express

25/04/2024 13:06

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, njëherit sekretar i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti sipas rezultateve përfundimtare të KSHZ-së ka fituar bindshëm në zgjedhjet presidenciale në lagjen e tij ku për kandidatin e “Frontit për Europë” Bujar Osmani kanë siguruar 1372 vota ndërsa opozita VLEN për Arben Taravarin ka siguruar 1098 vota. Kjo fitore më 8 Maj pritet të jetë edhe më e thellë dhe dallimi do të jetë edhe shumë më i madh.

“I jam mirënjohës çdo qytetari të Maqedonisë së Veriut që vendosi të zgjedh rrugën europiane të vendit, që zgjodhin ardhmërinë e vendit. Mirënjohës për secilin banorë të Tetovës në veçanti dhe mijra falenderime për të gjithë ju për këtë mbështetje” tha Faton Ahmeti.

Lexo Edhe:

Ndërkaq sot përmes një postimi në Facebook ai gjithashtu ju falënderua aktivistëve dhe rinisë si dhe u kërkoi që të vazhdojnë me të njëjtën tempo.

“E dashura RINI, 💙 e TETOVËS, zë nderuar anëtarë, aktivistë, votues të Frontit Europian në Tetovë, të nderuar Shefa të Shtabeve dhe anëtarë të Shtabeve të Frontit Europian në Tetovë, Ju falemnderit me përulje dhe Ju përgëzoj për punën, përkushtimin dhe angazhimin gjatë fushatës zgjedhore.

Bashkë dëshmuam se Tetova nuk duron nënçmim dhe nëpërkëmbje!Bashkë dëshmuam se Jemi të fortë dhe të pathyeshëm!Bashkë FITUAM!Ju lus me entuziazmin e njejtë dhe me vrull edhe më të madh, më 8 maj, ta bëjmë FITOREN edhe më të thellë!Shëndet dhe punë të mbarë!” ka shkruar Ahmeti në Facebook.