Pas përfundimit të sezonit të pestë, fansat e Stranger Things janë të bindur se historia nuk ka mbaruar ende dhe një episod i nëntë sekret mund të publikohet më 7 janar. Megjithatë, aktori Jamie Campbell Bower, që luan Vecna-n, duket se ka hedhur poshtë këtë teori.
Sezoni i fundit i serisë kult të viteve 1980 përbëhej nga tetë episode, duke kulmuar me përballjen përfundimtare të personazheve me Vecna dhe Upside Down. Pas një finaleje intensive, Netflix shfaq një epilog që tregon jetën e personazheve 18 muaj më vonë.
Sidoqoftë, një teori e fansave, e quajtur “Conformity Gate”, propozon se epilogu ishte thjesht një mashtrim i orkestruar nga Vecna, dhe e vërteta do të zbulonte në një episod të nëntë sekret.
Në rrjetet sociale, fansat kanë debatuar për mundësinë e këtij episodi të fshehtë, që besohet të publikohet më 7 janar. Ata pretendojnë se kanë prova që e mbështesin teorinë e tyre.
Disa nga këto “prova” janë detaje të vogla të vërejtura nga shikuesit: si p.sh. se si maturantët vendosin duart në mënyrë identike me Henry Creel/Vecna gjatë ceremonisë, apo dosjet e grupit që duket se formojnë fjalët “X A LIE”, duke sugjeruar se gjithçka e parë nga protagonistët në Dimension X (Upside Down) është e trilluar. Po ashtu, shumë kopje të lojës WHATZIT u vunë re në bodrumin e familjes Wheeler, që sipas mbështetësve mund të aludojë tek identiteti alternativ i Henry-t.
There’s a rumor that a secret Stranger Things episode called Conformity Gate that’s supposed to drop January 7th. Here’s the “proof”. What do you think? pic.twitter.com/Je5F4aEXbe
— Shilo Joslin (@ShiloJoslin) January 5, 2026
Spekulimet u përforcuan pas një klipi të postuar më 6 janar në kanalet sociale të Jimmy Fallon’s Tonight Show, ku Jamie Campbell Bower paralajmëronte: “Nesër fillon”, duke përputhur me pjesëmarrjen e tij në program atë mbrëmje. Klipi ngjalli shumë spekulime dhe fansat e interpretuan si një konfirmim se episodi final ishte i afërt.
Megjithatë, gjatë shfaqjes së tij, Bower duket se hodhi poshtë përsëri teoritë, duke e përshkruar episodin përfundimtar si “fundin që shfaqja meriton”, duke sugjeruar se historia ka mbaruar. Ai shtoi:
“Edhe si aktor që luan Vecna-n, ndihet e drejtë. Shfaqja ka shumë për miqësinë, dashurinë, shpresën dhe gëzimin. Dhe padyshim, personazhi që nuk i përket kësaj duhet të largohet.”
Ndërkohë, Netflix nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare, por ka ndryshuar fshehurazi bio-n e llogarisë zyrtare të Instagram-it të Stranger Things, duke shkruar: “TË GJITHA EPISODET E STRANGER THINGS JANË TANI NË DISPOZICION”, që sugjeron se narrativa ka arritur përfundimin dhe nuk ka episode të tjera të planifikuara.
Netflix është kontaktuar për një reagim zyrtar. /GazetaExpress/