Fansat e Luizit dëshirojnë që ai të lidhet me Jorin, por ajo jashtë hapur shprehte pëlqimin për Butrintin - Gazeta Express
string(104) "fansat-e-luizit-deshirojne-qe-ai-te-lidhet-me-jorin-por-ajo-jashte-hapur-shprehte-pelqimin-per-butrintin"

Fansat e Luizit dëshirojnë që ai të lidhet me Jorin, por ajo jashtë hapur shprehte pëlqimin për Butrintin

Yjet

Gazeta Express

06/03/2023 19:04

Jori Delli, balerina me karrierë interesante në Itali, u bë pjesë e Big Brother Albania VIP 2 të shtunën e javës së kaluar

Me të hyrë në shtëpi, Jori është shfaqur pothuajse e qartë që ka simpati për Luizin, gjë të cilën ajo disa herë e ka shprehur deri me tani në shtëpi.

Lexo Edhe:

Edhe Luizi në anën tjetër është parë duke e ofruar atë, por që këtë më shumë e ka bërë për strategji loje, pasi që ai ka menduar se ajo do të japë informacione nga jashtë dhe do ja prish nominimin që ai bëri këtë javë, kur dërgoi Armaldon, Kristin dhe Oltën në nominim.

Por, Jori në një intervistë për E diell që e kishte dhënë para se të hynte në Big Brother kishte shprehur hapur dëshirën e saj që në shtëpi të futej këngëtari kosovar, Butrint Imeri.

Gazetari i këtij emisioni i thotë asaj se a do të pëlqente që të bëhej pjesë e shtëpisë së Big Brother Albania VIP dhe ajo thotë se do ta vlerësonte derisa shpreh hapur dëshirën që Butrinti të jetë pjesë e shtëpisë.

“Unë nuk i njoh shumë këta VIP-at shqiptarë. Unë pak a shumë ka ndjekur Beniadën dhe me bënte shumë për të qeshur kur ajo gabonte emrin e Butrintit. Unë nuk e njoh, por kur e pashë thashë ‘nuk është keq ky Butrinti’”, citohet të këtë thënë ajo, transmeton GazetaExpress.  

Tutje ajo tregon se e ka simpati këngëtarin kosovar.

“Tashi nuk e di se nuk e njoh, por do të më pëlqente që ta kisha aty. Do t’i thosha eja me këndo të krevati, vrap çdo mëngjes”.

Kujtojmë së një histori dashurie, disa vite më parë me Butrintin e kishte edhe Kiara Tito e cila është lidhur me Luiz Ejllin në shtëpi. Por, një skenë të lavamani, ku Luizi dëshironte t’ia prishte lojën moderatores dhe mbi reagimi i saj bëri që shumë fansa të Luizit të dalin kundër Kiarës, madje ata organizuan edhe fushata që t’i largojnë asaj ndjekës në Instagram.

Që nga kjo krisje, faqja e Instagramit që menaxhohet për Luiz Ejllin nuk ka pasur asnjë reagim për këtë fushatë që kanë bërë fansat e Luizit kundër Kiarës. Shumë nga këta fansa janë shprehur hapur kundër Kiarës dhe shumë nga ta do të dëshironin që Luizi jashtë të ndahet nga ajo. Megjithatë, duket se edhe Jori do të dëshironte në të ardhmen një njoftim me Butrintin, qëndrim që ajo në këtë video e shfaq hapur që do t’i pëlqente ta njihte këngëtarin kosovar. /GazetaExpress/