“Familjarët e Schumacherit po gënjejnë qe thuajse 10 vjet për gjendjen e tij shëndetësore” - Gazeta Express
string(88) "familjaret-e-schumacherit-po-genjejne-qe-thuajse-10-vjet-per-gjendjen-e-tij-shendetesore"

“Familjarët e Schumacherit po gënjejnë qe thuajse 10 vjet për gjendjen e tij shëndetësore”

Sporte tjera

Gazeta Express

20/07/2022 13:00

Familjarët e Michael Schumacherit po gënjejnë qe thuajse 10 vjet për gjendjen shëndetësore të legjendës së Formula 1.

Kjo është akuza që ua ka bërë familjarëve të ish-pilotit gjerman, menaxheri i dikurshëm legjendar i tij, Willy Weber.

Lexo Edhe:

80 vjeçari e ka publikuar librin për jetën e tij dhe në të ka folur për Schumacherit, i cili e pësoi një aksident të tmerrshëm derisa ishte duke skijuar në alpet franceze në vitin 2013.

Prej asaj kohe, shumë pak dihet për shtatë herë kampionin e botës në Formula 1, i cili kishte përfunduar në gjendje kome.

“Ishte një dhimbje e madhe për mua”, ka thënë fillimisht Weber në një intervistë për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”

“Kam tentuar qindra herë të kontaktoj me Corinnan (gruan e Schumacherit) dhe ajo nuk më përgjigjej. I telefonova Jean Todt për ta pyetur nëse duhet të shkoja në spital dhe ai më tha të prisja, është shumë herët. Telefonova të nesërmen dhe askush nuk u përgjigj. Nuk e prisja një sjellje të tillë dhe jam akoma i inatosur për këtë”, rrëfen fillimisht menaxheri i dikurshëm.

“Më mbajtën jashtë, më thanë se është shumë shpejt, mirë tani është shumë vonë. Kanë kaluar nëntë vjet. Ndoshta ata duhet ta thonë ashtu siç është gjendja. Fillimisht isha në gjendje ta kuptoja situatën, pasi gjithmonë bëja gjithçka që mundesha për ta mbrojtur jetën private të Michael. Por që atëherë kemi dëgjuar vetëm gënjeshtra prej tyre”, vazhdoi ish-menaxheri gjerman.

“Pothuajse 10 vjet pas aksidentit të tmerrshëm, vështirë se ka një deklaratë zyrtare për gjendjen apo pasojat e tij, e cila i ka rrjedhur këtij apo atij shoku të ngushtë. Vite pas aksidentit i thashë vetes të kujdesesha vetëm për familjen, pasi nuk mund t’i ndryshoja gjërat. Ai ishte si një djalë për mua. Edhe sot më dhemb të flas për këtë”, nënvizoi ish-menaxheri i ngasësve gjermanë të Formula 1, shkruan “Gazeta Express”.

Schumacher ishte dërguar me helikopter në spital pas tronditjes që e kishte pësuar në kokë ë 29 dhjetor 2013, ndërsa i ishte nënshtruar dy herë operacionit në kokë.

Familja ka vendosur të hesht, edhe pse thuhet se Schumi është zgjuar nga koma, por që nuk është në gjendje të flasë. /Gazeta Express/