Familja Gashi nga Vërmica e Malishevës kërkon ndihmën tuaj - Gazeta Express
string(58) "familja-gashi-nga-vermica-e-malisheves-kerkon-ndihmen-tuaj"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 15:10

Familja Gashi nga Vërmica e Malishevës kërkon ndihmën tuaj

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 15:10

Familja Gashi nga Vërmica e Malishevës e cila jeton me asistencë sociale. Përveç kushteve të rënda në të cilat jeton, papunësisë dhe problemeve shëndetësore të kryefamiljarit, ata po përballen edhe me rrezikun nga reshjet e shiut dhe të ftohtit që po ua vështirëson akoma jetesën.

Sa herë bëhet ftohtë dhe reshje të shiut, familja pesë anëtarëshe e Rushxhi Gashit nga Vërmica e Malishevës, nuk ndjehet e sigurt. Kjo ngase shtëpia e tyre nuk i plotëson kushtet elementare për jetesë.

Lexo Edhe:

Kryefamiljari thotë se nuk mund t’i ndryshojë këto kushte pasi përballet me probleme shëndetësore.

“Qe 10 vite jam pa punë, s’kam të ardhura. Shtëpia ke qenë e vëllait, është e pabanueshme. Ndërsa unë jam me terapi të rënd”, tha ai.

Ata shpresojnë që t’u dalin në ndihmë të gjithë personat vullnet mirë.

Për ta ndihmuar këtë familje ju mund të kontaktoni në numrin: +383 44 527 763

Kronikën e përgatitur nga RTK mund ta ndiqni duke klikuar KËTU.