Evander Holyfield s’pajtohet me humbjen: Goditjet e tij s’më bënë asgjë, gjyqtari gaboi - Gazeta Express
string(83) "evander-holyfield-spajtohet-me-humbjen-goditjet-e-tij-sme-bene-asgje-gjyqtari-gaboi"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/09/2021 11:23

Evander Holyfield s’pajtohet me humbjen: Goditjet e tij s’më bënë asgjë, gjyqtari gaboi

Sporte tjera

Gazeta Express

12/09/2021 11:23

Evander Holyfield nuk është pajtuar me vendimin e gjyqtarit për nokaut teknik në disfatën e tij kundër Vitor Belfort në rikthimin e tij në ring pas një dekade, duke thënë se nuk ishte lënduar nga goditjet e ish-yllit të UFC-së.

Holyfield e pësoi një humbje të shpejtë nga ish-ylli i UFC-së, Vitor Belfort, në rundin e parë të meçit të tyre në Florida të shtunën në mbrëmje.

Lexo Edhe:

Holyfield, 58-vjeçar dhe pesë herë kampion i botës, u pajtua të ishte zëvendësues i Oscar De La Hoya në çastet e fundit para meçit, i cili ishte tërhequr nga lufta për shkak se ishte infektuar me Covid-19, raporton Gazeta Express.

Por rikthimi i Holyfield në ring pas shumë vitesh zgjati vetëm tre minuta, pasi Belfort e rrëzoi në dysheme atë para se gjyqtari ta ndërpriste luftën.

“E vërteta është se asnjë goditje nuk më lëndoi mua shumë. Ai ishte i fortë dhe ishte një goditje që ma humbi baraspeshën. Nuk jam i lënduar”, tha Holyfield pas meçit.

Holyfield ia doli të ngrihej në këmbë në kohë por një sulm i vrullshëm i Belfortit e detyroi gjyqtarin ta ndërpresë meçin dhe ish-ylli i arteve të përziera marciale fitoi me nokaut teknik qysh në rundin e parë.  

“Mendoj se ishte vendim i gabuar. Gjyqtari nuk është dashur ta ndërpriste luftën aq shpejt. Ai ishte i fortë, por kur njerëzit kanë duar të shpejta, unë përpiqem të mbrohem”, shtoi ai. /Gazeta Express/