Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe - Gazeta Express
string(82) "eurodeputeti-holandez-provokime-femijerore-dhe-te-rrezikshme-nga-autoritetet-serbe"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 15:06

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 15:06

Eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, ka thënë se veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës nëpër pikat kufitare ishin të parashikueshme dhe ato i konsideroi si fëmijërore, por të rrezikshme.

Duke folur për rastin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, Reuten tha është e njohur metoda e Serbisë për eskalim dhe frikësim të serbëve të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Provokime të parashikueshme, fëmijërore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe. Zëvendësshefi i Policisë së Kosovës Jankoviq është ende në paraburgim. Ai duhet të lirohet menjëherë. Ne e dimë këtë model të përshkallëzimit dhe po ashtu frikësimin e qytetarëve serbo-kosovarë – dhe duhet ta ndalojmë atë”./Express/