Escobar pas takimit me Kurtin dhe Lajçakun: Asociacioni të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës - Gazeta Express
string(92) "escobar-pas-takimit-me-kurtin-dhe-lajcakun-asociacioni-te-behet-sipas-kushtetutes-se-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2022 21:04

Escobar pas takimit me Kurtin dhe Lajçakun: Asociacioni të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës

Lajme

Gazeta Express

17/08/2022 21:04

I Dërguari i Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka dhënë disa deklarata rreth dialogut Kosovë-Serbi në vigjiljen e takimit Kurti-Vucic të paraparë të mbahet më 18 gusht. Ai ka përmendur Asociacionin e komunave Serbe, për të cilën ka thënë se duhet zbatuar marrëveshja e nënshkruar dhe se duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

 Escobar më tej ka theksuar se pritjet janë që të arrihet një marrëveshje e cila e ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, po ashtu që parandalon dhunën.

Lexo Edhe:

“Nuk dua të paragjykojë assesi, jemi duke shikuar drejt zgjidhjes dhe stabilitetit rajonal”, ka thënë Escobar për Kanal10.

“Sa për Asociacionin e Komunave Serbe, marrëveshja e nënshkruar duhet zbatuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, shtoi ai.

Të enjten në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq, do të takohen me përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së në kuadër të dialogut.