Ermal Mamaqi ka ndarë një rrëfim personal dhe të pazakontë në “Grida Duma Podcast”, ku tregon se humori që e ka bërë një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar, në fakt ka lindur nga një nevojë e hershme për të sjellë paqe brenda familjes.
“Në fakt humori kjo aftësi e imja ka lindur nga një nevojë që unë kam pasur për si të thuash për të krijuar paqe në familjen time. Domethënë është e dhimbshme kur e dëgjon ose po ta kuptosh që këtë aftësi unë e kam zhvilluar si një nevojë për të ulur gjakrat. Kishte konflikte? Ka pasur ë si çdo familje shqiptare”, tha Mamaqi.
Aktori dhe moderatori rrëfeu se aftësinë për të bërë humor e ka përdorur shpesh për të ulur tensionet dhe për të qetësuar situata të vështira.
“Biles kur me këtë nivel që jemi duke jetuar jetën tani, unë i marr ato prindërit e mi, i them ore si s’jeni ndarë ju deri tashi hallall domethënë ose tani e përdor si me humor, zihen për shembull të dy, se janë në një moshë që si i them unë si Tomi dhe Xherri edhe zihen të dy i them unë divorcin direkt ja u paguaj unë njëri të mbajë shtëpinë tjetrin ja paguaj unë qiranë gjithë jetën divorcin”, tregoi mes humorit aktori.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...