"Erdhi Leo Messi": Tayna arrin në Kosovë dhe postimi i menaxherit të saj i tha të gjitha - Gazeta Express
string(85) "erdhi-leo-messi-tayna-arrin-ne-kosove-dhe-postimi-i-menaxherit-te-saj-i-tha-te-gjitha"

Gazeta Express

15/06/2020 18:02

“Erdhi Leo Messi”: Tayna arrin në Kosovë dhe postimi i menaxherit të saj i tha të gjitha

Gazeta Express

15/06/2020 18:02

Tayna ka mbërritur në Kosovë nga Zvicra dhe tashmë le të presim nga minuta në minutë të plasë bombën me projektet e fundit mbi të cilat ka punuar.

Paralajmërimin e ka dhënë vetë menaxheri i reperes, Rinor Hykolli, i cili ka publikuar foton e realizuar nga Tayna në kufi, ndërsa zbulon edhe nofkën e saj.

Lexo Edhe:

Menaxheri i reperes përmes llogarisë së tij të “Instagram” në “Instastory” ka shkruajtur:

“Erdhi Leo Messi në Kosovë, tash runu boll ju dha mundësi mos po fitoni, 5-6 muaj ska lujt hiç. Tash nja pesë copë në kajmak çdo ndeshje”, duke lënë të kuptohet se diçka e madhe po vjen.

Reperja e njohur, udhëtoi drejt Zvicrës në kohën kur Kosova kishte kufijtë e mbyllur, për të finalizuar disa projekte mes të cilëve edhe një klip i ri.

Pas mbërritjes së saj në Kosovë, fansat janë në pritje të këngëve të reja, të cilat me sa duken do të jenë hite vere.

Në fillim të qershorit Tayna bëri një falenderim për fansat të cilët e kanë ndjekur këto 2 vite karriere, ndërsa u premtoi shumë hite.

Me këtë rast, ajo u ka premtuar publikisht fansave të saj se do të vazhdojë t’i argëtojë.

Tayna ka thenë: “U bënë 2 vite karrierë. Prej atëherë jam rrit çdo këngë e më shumë e po më duket që jam që 20 vite këtu! E për këtë ju jam falenderuese juve krejtve që vazhdoni m’i dëgju këngët e mia, e unë kam me vazhdu me ju argëtu”