Epistula e javës/ Celani për Szondin - Gazeta Express
string(35) "epistula-e-javes-celani-per-szondin"

Epistula e javës/ Celani për Szondin

Arte

Gazeta Express

05/04/2024 17:30

Péter Szondi (Budapest, 27 maj 1929 – Berlin, 9 nëntor 1971), ka qenë kritik letrar dhe filolog hungarez, me origjinë hebreje, i mbijetuar i Holokaustit. 

Paris, 29 nëntor 1960

Lexo Edhe:

I dashur Peter,

Ju falenderoj nga zemra! “Kreatur”, me të gjithë emrat e tij kaq të vërtetë, kaq të bukur, tash është pranë fletës dhe penës.

I k kalova tri ditë në Cyrih, qenë ditë të bukura: fola gjatë me Werner Weberin dhe Ingeborg Bachmannin, e pastaj, para se të nisesha, me Kurt Hirschfeldin. Artikulli i  Juaj tashmë e ka arritur efektin e tij.

Pak më parë fola në telefon me Herman Kasackun, i cili tash do t’Ju lutet ta fotokopjoni nga universiteti i Berlinit ekzemplarin e vëllimit vienez të poezive; të paça, bëj më shumë kopje, edhe një për Ju dhe një për universitetin. (Do të ishte e këshillueshme edhe letra e E. Jenes dhe të konservohet, ose t’u bashkëngjitet fotokopjeve të universitetit dhe akademisë së Darmstadtit). Ditëve në vijim d’ t’Jua nis një listë të gabimeve të shtypit.

Werner Weberi, pasi që i ka parë të gjitha, ka mbetur çile guri gojën.

E di, nga Jean, se kyfarë Abeli a Kaini ishte duke punuar në një disertacion doktorate mbi G. (Jean nga ana e saj e ka marrë vesh nga Schlockeri, i cili, siç e dini edhe Ju, vazhdon ta takojë qetësisht “zonjushën”.

I dashur Peter, Ju lutem të keni kujdes, mes të tjerash, se si ndryshojnë datat e shënuara nga CG përgjatë viteve. Ja një shembull: në parathënien e “Tr-kraut”, të vitit 1951, lexohet tekstualisht se G. nuk paska shkruar poezi në gjermanisht për pesëmbëdhjet vjet; vetëm në vitin 1948 paskan zënë të marrin jetë ca poezi të Tr-kt, megjithatë pjesa më e madhe gjatë ditëve të fundit. (është interesant të vihet re se në vitin 1953 ka dalë përsëri një vëllim postum, në të njëjtën kohë me Tr-kt, në të cilin në mënyrë domethënëse flitet mbi të gjitha për Lianeclaire, etj.

Neila, ose Nella, që lexohet të jetë “anagram i Liane” – një emër rilkean – Neïla, i dashur Peter, është fjalë hebraike që tregon lutjen e mbrëmjes dhe, e përkthyer, fundi dhe kthimi kah fundi…

Në vëllimin e Seghersit (1956) në bibliografi jepet Das goldene Tor (1948) si titull i librit (!)… Në edicionin rororo të M-Dammerungut figuron sërish një libër i G. me titullin “Traumgras” (1948) në Deutsche Bibliographie nuk gjendet një publikim i tillë në formë libri…

E tash, më 1960, lexohet në – përndryshe jo vetëm nga kjo pikëpamje instruktive – bibliografi se vargjet e para të Tr-kt qenkan shkruar qysh më 1941 (pra gjatë atyre pesëmbëdhjetë vjetëve jo gjermane)…

Jini mirë! Dhe qofshit i falenderuar dhe përshëndetur në mënyrën më të përzemërt nga i Juaji Paul

Marrë nga Paul Celan-Peter Szondi, “Tra l’orlo e l’oblio – Lettere 1959-1970”, Neri Pozza, 2023

/Përkthimi: Gazeta Express