Enver Hoxhaj me video të fuqishme të fushatës: 7 qershori është Dita D, rruga për demokraci apo për diktaturë - Gazeta Express
string(105) "enver-hoxhaj-mevideote-fuqishme-te-fushates-7-qershori-eshte-dita-d-rruga-per-demokraci-apo-per-diktature"

Zgjedhjet

Gazeta Express

04/06/2026 19:15

Enver Hoxhaj me video të fuqishme të fushatës: 7 qershori është Dita D, rruga për demokraci apo për diktaturë

Zgjedhjet

Gazeta Express

04/06/2026 19:15

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video të fuqishme elektorale, në të cilën zgjedhjet e 7 Qershorit i cilëson si moment vendimtar për të ardhmen e Kosovës.

Në mesazhin e tij, Hoxhaj thotë se këto zgjedhje nuk janë për tema të zakonshme politike, por për drejtimin që do të marrë shteti në vitet e ardhshme.

“7 Qershori është Dita D. Dita kur e mbrojmë demokracinë, ose dita kur hapet rruga drejt diktaturës”, deklaron ai në video.

Hoxhaj akuzon qeverinë aktuale për krijimin e asaj që e quan “autokraci elektorale”, duke thënë se vendi ka mbetur pa Kuvend funksional, pa President dhe me institucione në krizë.

“Miliona të ndara pak ditë para zgjedhjeve nuk janë ndihmë. Janë frikë nga humbja. Shteti nuk guxon të bëhet vegël e një partie politike”, thekson ai.

Sipas tij, pushteti po përdor resurset shtetërore për interesa zgjedhore dhe po cenon parimin e garës së barabartë demokratike.

Në pjesën e dytë të videos, Hoxhaj bën thirrje për mbrojtjen e Republikës dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar Kosova.

“Kosova nuk është ndërtuar për një njeri dhe as për një parti. Kosova është ndërtuar mbi sakrificën për liri, mbi demokracinë dhe mbi idealin e Republikës. Më 7 Qershor votohet për demokraci, për Republikën dhe për Kosovën”, shprehet ai.

Në fund të mesazhit, Hoxhaj ndalet edhe te procesi gjyqësor në Hagë, duke thënë se javët e ardhshme pritet një vendim historik për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

“Vota për PDK-në është votë për lirimin e atyre që ia sollën Kosovës lirinë dhe pavarësinë”, deklaron Hoxhaj.

Videoja është ndër materialet më të forta të fushatës së deritanishme të PDK-së, me një mesazh të drejtpërdrejtë politik që e paraqet 7 Qershorin si një referendum për demokracinë dhe drejtimin strategjik të Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement