Ëndrra e Albinit: Kandidati i partisë në pushtet i fiton rreth 69 për qind të votave në Burundi - Gazeta Express
string(94) "endrra-e-albinit-kandidati-i-partise-ne-pushtet-i-fiton-rreth-69-per-qind-te-votave-ne-burundi"

Ëndrra e Albinit: Kandidati i partisë në pushtet i fiton rreth 69 për qind të votave në Burundi

Gazeta Express

26/05/2020 11:53

Kandidati i partisë në pushtet në Burundi të Afrikës, Evariste Ndayishimiye, të hënën është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale, ndonëse opozita tha se procesi kishte të meta.

Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve njoftoi se Ndayishimiye i ka fituar 68.72 për qind të votave, ndërsa lideri i opozitës, Agathon Rëasa, i mori vetëm 24.19 për qind, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fituesi i zgjedhjeve më parë ka shërbyer si gjeneral në ushtri. Ai tani do të jetë pasardhës i presidentit Pierre Nkurunziza, që kishte qenë në pushtet nga viti 2005, ndonëse viteve të fundit u përball me trazira.

Në vitin 2015, kur ish-presidenti Nkurunziza ishte shpallur fitues për mandatin e tretë, në Burundi kishte shpërthyer dhuna dhe së paku 1,200 persona ishin vrarë e 400,000 ishin detyruar të zhvendoseshin.

Ndayishimiye pritet ta trashëgojë pushtetin në një vend thellësisht të izoluar, të ngarkuar me sanksione e të lënë anash nga donatorët e huaj.

Ekonomia e këtij shteti është gjithashtu e dëmtuar nga dhuna e gjatë politike dhe shkelja e të drejtave të njeriut.