“Plumbi i Artë” është operacioni i cili akoma nuk ka një finale pasi dhe shumë emra të dalë nga dëshmitë e Nuredin Dumanit, janë të lirë.
Emrat e 12 personave të shpallur në kërkim nga SPAK, janë të njohur jo vetëm për policinë, por edhe për publikun pasi janë të implikuar në ngjarje të bujshme të ndodhura në vend.
EMRAT në kërkim:
Dumani ishte njeriu “kyç” për SPAK që hodhi dritë në shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë.
Mbi Nuredin Dumanin rëndojnë akuza të shumta, ku një prej tyre është edhe ajo e vrasjes me pagesë. Dumani kontaktohej nga grupe kriminale dhe kundrejt shumave të mëdha parash kryente eliminimet fizike të kundërshtarëve. Pikërisht një atentat të tillë ai do e kryente në më 29 mars të këtij viti në Elbasan. Por diçka nuk shkoi sipas planit dhe ai ra në pritë duke mbetur edhe vetë i plagosur. Në këtë ngjarje u përfol se Dumani ra në pritën e ish mikut të tij të ngushtë Talo Çela megjithatë kjo nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht. Pas kësaj ngjarje, Dumani arriti të shkonte deri në Fier, por më pas iu vunë prangat bashkë me Henrik Hoxhajn, emër ky po ashtu i përfshirë në disa ngjarje kriminale.
/Gazeta Express
LNeptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, sjell edicionin e shumëpritur të kampanjës “Ditët me FAT”...