Emma Raducanu: S’dua ta lëshoj nga dora trofeun, është gjithçka për mua - Gazeta Express
string(68) "emma-raducanu-sdua-ta-leshoj-nga-dora-trofeun-eshte-gjithcka-per-mua"

Emma Raducanu: S’dua ta lëshoj nga dora trofeun, është gjithçka për mua

Sporte tjera

Gazeta Express

12/09/2021 9:22

Emma Raducanu nuk dëshiron ta lëshojë nga dora trofeun e US Uopen, pasi ëndrra e saj për ta fituar një titull grand slam u bë realitet të shtunën në Nju Jork.

Raducanu i ka dhënë fund pritjes 44-vjeçare të Britanisë së Madhe për ta fituar një titull grand slam në konkurrencën e grave, pasi e mposhti Leylah Fernandezin për ta fituar US Open në stil drithërues, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

18-jeçarja e mundi 19-vjeçaren nga Kanadaja 2:0 në sete, 6:4, 6:3, në një finale të cilësisë shumë të lartë të shtunën mbrëma në Nju Jork.

Ajo është tenistja e parë që e fiton një titull të madh si e kualifikuar.

“Ta mbaj këtë trofe është gjithçka për mua dhe nuk dua ta lëshoj”, tha Raducano.

“Dje i pata disa ndjesi të çuditshme, të cilat nuk i kuptoja, mendoj se ishte normale. Kur dola në fushë ishte punë e zakonshme, pikë pas pike”, shtoi ajo.

Raducanu u përkrah në tribuna nga Virginia Wade, e cila ishte gruaja e fundit britanike që e kishte fituar një trofe të madh në Wimbledon 1977. /Gazeta Express/