Ekzekutimi për pazaret e drogës, flet vlonjati që u kap me kallash në makinë - Gazeta Express
string(75) "ekzekutimi-per-pazaret-e-droges-flet-vlonjati-qe-u-kap-me-kallash-ne-makine"

Shqiperi

Gazeta Express

03/03/2021 19:41

Ekzekutimi për pazaret e drogës, flet vlonjati që u kap me kallash në makinë

Shqiperi

Gazeta Express

03/03/2021 19:41

10 plumba kallashnikovi i morën jetën sot Tauland Gjikajt në Vlorë.Një person me maskë anti-covid e qëlloi teksa po ecte në këmbë.

Për ngjarjen deri tani një person është në kërkim, ndërsa njëri është arrestuar, të cilit iu sekuestrua edhe një kallashnikov. Në dëshminë e parë para hetuesve, i arrestuari Hans (Andi) Jonuzaj ka mohuar autorësinë. “Nuk e kam kryer unë krimin” mësohet se ka thënë 44-vjeçari pas arrestimit.

Lexo Edhe:

Por cila është pista ku po hetohet? Mësohet se pista e parë në tavolinë është ajo e trafikut të drogës, ku i riu ka qenë i dënuar më parë. Pazaret e drogës dyshohet se janë arsyeja që sollën përplasjet mes grupeve duke i marrë jetën të riut.

Viktima ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Viktima  përdorte disa identitete, njihej edhe si Taulant Beqiraj dhe Taulant Manaj.

31-vjeçari është djali i një ish-punonjësi policie. Pas vrasjes, në momentin e këqyrjes së vendit të ngjarjes policia i ka gjetur në brez edhe një armë zjarri tip pistoletë