Ekspertët shpejgojnë pse numri i të infektuarve po rritet por spitalet janë bosh - Gazeta Express
string(80) "ekspertet-shpejgojne-pse-numri-i-te-infektuarve-po-rritet-por-spitalet-jane-bosh"

Gazeta Express

21/08/2020 13:04

Ekspertët shpejgojnë pse numri i të infektuarve po rritet por spitalet janë bosh

Gazeta Express

21/08/2020 13:04

Megjithëse numri i të prekurve me koronavirus është vazhdimisht duke u rritur, spitalet janë bosh, dhe ky fenomen sipas një specialisti në Britaninë e Madhe ndodh për shkak se personat më të ndjeshëm ndaj këtij virusi tanimë kanë vdekur ose e kanë kaluar sëmundjen, shkruan Dailymail.

Dr Ron Daniels, specialist I kujdesit intensiv tha se numri I personave që kanë nevojë për hospitalizim është shumë I vogël në krahasim me numrin e pergjithshëm të të infektuarve.

Lexo Edhe:

Në bazë të statistikave, më shumë se 1000 britanikë testohen pozitivë në testet e koronavirusit, ndërkaq në spital  shtrihen vetëm 100 persona në ditë.  Këto statistika janë të ndryshme nga fillimi I pandemisë në prill të këtij viti, ku në mesin e 5.000 personave me koronavirus, 2.5000 prej tyre kërkonin ndihmë mjekësore dhe shtriheshin në spitale.

Sipas ekspertëve, ky fenomen mund të ndodhë për shkak se shumica e të infektuarve janë t rinj, të cilët mund ta përballojnë më lehtë virusin dhe nuk kanë nevojë për hospitalizim. Ndërsa, pjesa tjetër e popullsisë të ndjeshëm ndaj koronavirusit ose mund të kenë vdekiur si pasojë e tij, ose tregojnë kujdes më të shtuar dhe nuk dalin jashtë.

Nga ana tjetër, disa ekspertë thonë se koronavirusi ka pësuar mutacion dhe është bërë më pak vdekjeprurës.

Gjithsesi, në bazë të studimeve të bëra vazhidmisht, është vërejtur se në zvogëlimin e potencialit të virusit kanë ndikuar shumë faktorë siç janë:

Mbajtja e distancës

Mbajtja e higjienës

Mutacioni i virusit

Trajtimet e përmirësuara