Autobusi i KB Prishtina është sulmuar sonte në Pejë
Burime të Gazeta Express kanë thënë se incidenti ka ndodhur pas ndeshjes Trepça- Rahoveci dhe para ndeshjes Peja-Prishtina.
Express ka siguruar një video ekskluzive të sulmit.
Por, ende nuk dihet se cilët tifozë e kanë sulmuar autobusin e Prishtinës. Express ka arritur që të konfirmojë se një zyrtar i KB Prishtina ka pësuar lëndime.
Peja është nikoqire e Final 8 në Kupën e Kosovës ne basketboll qe ka nis sot dhe kryhet te dielën. /GazetaExpress/