Ekipi i madh anglez futet në garë për Marcus Rashford - Gazeta Express
string(53) "ekipi-i-madh-anglez-futet-ne-gare-per-marcus-rashford"

Futboll

Gazeta Express

30/07/2026 16:31

Ekipi i madh anglez futet në garë për Marcus Rashford

Futboll

Gazeta Express

30/07/2026 16:31

Tottenham Hotspur është shfaqur si një pretendent surprizë për transferimin e sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimit të talkSPORT, drejtuesit e Spurs e kanë shtuar reprezentuesin anglez në listën e objektivave për repartin ofensiv, pasi dështuan të siguronin shërbimet e Crysencio Summerville.

Rashford pritet të largohet nga Manchester United këtë verë, pas një periudhe të vështirë në “Old Trafford”, ndërsa Tottenham tashmë konsiderohet si një destinacion i mundshëm për 28-vjeçarin.

Mbetet të shihet nëse klubi londinez do të paraqesë një ofertë zyrtare në ditët në vijim, teksa e ardhmja e Rashford vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos verore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement