Në një intervistë për emisionin Kosova Live në T7 ish-anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, komentoi zhvillimet para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, duke e cilësuar si “një pyetje milionëshe” atë që pritet të ndodhë me fatin e Lumir Abdixhikut.
Pantina tha se, në rast të një ndryshimi në krye të LDK-së, në opinion dhe brenda partisë janë përmendur emra si Hykmete Bajrami, Përparim Rama dhe figura të tjera që mund të konsiderohen si alternativa për drejtimin e partisë.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: