Egbo: Kjo ishte finale para finales, Drita prej skuadrave më të mira në kampionat - Gazeta Express
string(79) "egbo-kjo-ishte-finale-para-finales-drita-prej-skuadrave-me-te-mira-ne-kampionat"

Egbo: Kjo ishte finale para finales, Drita prej skuadrave më të mira në kampionat

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 17:57

FC Prishtina është finalistja e dytë në Kupën e Kosovës në futboll.

Klubi nga kryeqyteti fitoi 0:1 pas vazhdimeve në ndeshjen e dytë që u zhvillua në Gjilan.

Lexo Edhe:

Rezultati në ndeshjen e parë ishte 0:0, e njëjtë ishte edhe në kohën e rregullt sot.

E trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo u shpreh i lumtur me fitoren dhe kualifikimin në finale.

“E kemi diskutuar me çunat gjatë gjithë javës. Është mundësi për të shkuar në finale dhe pastaj të shkojmë në Evropë. Falënderoj të gjithë çunat, edhe ata që luajtën titullar, por edhe ata që janë inkuadruar. E kanë menaxhuar mirë lojën, kanë shfaqur karakter. Kanë luajtur 120 minuta. Falënderimi i shkon Zotit dhe atyre. Kjo ishte finale para finales sepse Drita është prej skuadrave më të mira në kampionat. Kemi arritur në finale dhe do ta shijojmë këtë fitore. Ishte ndeshje e Kupës dhe ke 120 minuta e penallti nëse nuk shënon. Duhet të jesh i kujedsshëm sepse nëse nuk shënon, bëhet e vështirë. Kemi luajtur ashtu siç kemi planifikuar”, tha Emmanuel Egbo. 

Në finale, Prishtina do të përballet me Ballkanin, që e eliminoi sot rivalin lokal, Suharekën.