Edukatorja s’do të identifikohet, e mbulon kokën me çantë pas intervistimit - Gazeta Express
string(73) "edukatorja-sdo-te-identifikohet-e-mbulon-koken-me-cante-pas-intervistimit"

Edukatorja s’do të identifikohet, e mbulon kokën me çantë pas intervistimit

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 13:10

Njëra prej të dyshuarave për keqtrajtim të 3 vjeçarit në çerdhen “Gëzimi ynë”, ka dalë nga stacioni policor në Fushë-Kosovë.

Duke dashur t’u ikë mediave, ajo ka vendosur çantën si mburojë për të mos u identifikuar.

Lexo Edhe:

Një trevjeçar dyshohet se është rrahur e tërhequr zvarrë në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë. Për këtë rast Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë zbarkuar sot në këtë institucion parashkollor shtetëror. Aktualisht janë duke u intervistuar tri edukatore për rastin.

E nëna e fëmijës 3-vjeçar tha sot për T7 se përveç dhunës, atë ditë djali i saj nuk kishte ngrënë e as pirë asgjë për tetë orë rresht.

“Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hëngër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndalë i ka hëngër dy hamburgerë dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali por nuk jam e sigurt”, ka thënë ajo.

Ajo tregoi edhe për momentin kur e kanë thirrur edukatoret për ta lajmëruar për problemet e djalit të saj, që në këtë kopsht kishte filluar vijimin nga 1 shtatori.