Edita Tahiri rrëfen në detaje, ja si arriti të bëj pajtimin e LDK-së me UÇK-në - Gazeta Express
string(77) "edita-tahiri-rrefen-ne-detaje-ja-si-arriti-te-bej-pajtimin-e-ldk-se-me-uck-ne"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 7:12

Edita Tahiri rrëfen në detaje, ja si arriti të bëj pajtimin e LDK-së me UÇK-në

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 7:12

Politikanja e njohur kosovare, Edita Tahiri ka bërë një rrëfim të padëgjuar me parë për jetën e saj.

Tahiri ka treguar se në momentin që UÇK ka dal publikisht, ajo i kishte kërkuar kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugovës që LDK të bashkohet me UÇK-në.

Lexo Edhe:

“Rugova nuk reagonte, Agani me thoshte mirë e ke, mirëpo Rugova nuk fliste. Pastaj unë isha në Lubjanë dhe provova të bëjë bashkimin e LDK-së me UÇK-në, ku takova disa përfaqësues të UÇK-së atje. U ktheva prapë në Prishtinë, prapë provova, por nuk eci, atëherë dola publikisht: Koha që të bëjmë qeveri politiko-ushtarake LDK- UÇK”, ka thënë Tahiri, raporton Gazeta10.

Ajo thotë se kjo kërkesë nuk i kishte pëlqyer Ibrahim Rugovës. Kjo nuk e kishte ndalur atë, pasi sipas saj, pas shumë përpjekjeve edhe në Rambuje, ishte arritur bashkimi i LDK-së me UÇK-në.

“Ky bashkim bëri fuqi dhe ne arritëm një marrëveshje të mirë atje e cila rezultoi me bombardimin e Serbisë nga NATO”, ka thënë Tahiri.