Edita Tahiri: Nëse Serbia s'e njeh Kosovën mund të ketë luftë - Gazeta Express
string(59) "edita-tahiri-nese-serbia-se-njeh-kosoven-mund-te-kete-lufte"

Edita Tahiri: Nëse Serbia s’e njeh Kosovën mund të ketë luftë

Gazeta Express

18/12/2019 10:54

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, thotë se nëse Serbia nuk e njeh Kosovën në kufijtë ekzistues, mund të ketë luftë, raporton Gazeta Express

Në konferencën e Institutit Demokratik të Kosovës, “Rruga drejt marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”, ku po diskutohet për dialogun, ish-kryenegociatorja ka thënë se Serbia nuk ka pasur asnjëherë sovranitet në Kosovë.

Lexo Edhe:

Ajo shton se dialogu nuk është ndalur për shkak të taksës, por sepse Kosova ishte në rrezik.

“Dialogu nuk ka ndaluar për shkak të taksës, por se shteti i Kosovës ishte në rrezik”, thotë Tahiri.

Sipas saj, Kosova dhe Serbia nuk janë “dy Gjermani”.

“Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën në kufijtë ekzistues, pra shtet të pavarur, do të kemi edhe luftë”, bëri të ditur. /GazetaExpress/