PSG-ja mund të shpallet sonte kampione në Ligue 1 - Gazeta Express
string(49) "psg-ja-mund-te-shpallet-sonte-kampione-ne-ligue-1"

PSG-ja mund të shpallet sonte kampione në Ligue 1

Sport

Gazeta Express

27/04/2024 10:48

Paris Saint-Germaini mund të shpallet sonte kampion në Ligue 1 të Francës.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique do të presë Le Havren në “Parc des Princes”, nga ora 21:00, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dhe, PSG-ja do të fitonte sërish titullin e kampionit nëse arrin fitore sonte.

Pas 30 xhirosh në Ligue 1, parisienët janë liderë në tabelë me 69 pikë, me 11 më shumë se Monaco.

Nëse sonte merr pikët e plot, PSG-ja do të fitonte titullin e 10-të të kampionit në 12-të sezonet e fundit, si dhe të 12-tin në histori të klubit.

Madje, gjiganti francez është në garë edhe për “tripletë” këtë sezon.

PSG-ja është në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finale të Kupës së Francës. /Gazeta Express/