VLEN: Blerim Bexheti iku, Adnan Jashari erdhi, provimi i jurisprudencës mbeti zvarr - Gazeta Express
string(80) "vlen-blerim-bexheti-iku-adnan-jashari-erdhi-provimi-i-jurisprudences-mbeti-zvarr"

Maqedoni

Gazeta Express

30/05/2026 12:45

VLEN: Blerim Bexheti iku, Adnan Jashari erdhi, provimi i jurisprudencës mbeti zvarr

Maqedoni

Gazeta Express

30/05/2026 12:45

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke akuzuar ish-funksionarët e kësaj partie për neglizhencë dhe mungesë vullneti politik gjatë viteve kur kishin në dorë institucionet përgjegjëse.

Sipas VLEN-it, problemi që sot paraqitet si shqetësim publik mund të ishte zgjidhur shumë më herët, po të kishte ekzistuar përkushtimi i nevojshëm për të mbrojtur të drejtat e studentëve shqiptarë. Në reagimin e tyre, ata theksojnë se qasja e re qeverisëse synon të ofrojë zgjidhje konkrete dhe të garantojë përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha provimet profesionale.

BDI-ja mendon se turpi mbulohet me zhurmë. Por provimi i jurisprudencës nuk zgjidhet me britma e me rrena. Zgjidhet me punë. E punën ata e kishin në dorë për vite me radhë, por nuk e bënë.
Ministria e Drejtësisë kaloi prej një kuadri të BDI-së te tjetri. Pas Blerim Bexhetit, me mbi 1000 ditë ministër, erdhi Adnan Jashari. Mandat kishte, kompetenca kishte, vulë kishte. Vetëm vullnet për studentët shqiptarë nuk kishte.

Ky ka qenë zanati i BDI-së. Shqiptarëve pritje, të vetëve përparësi. Për studentët “do ta shohim”, por kur ishte puna për rrethin e tyre, sistemi ndizte motorët menjëherë.

Pikërisht në kohën e Adnan Jasharit, djali i Talat Xhaferit u pajis me provimin e jurisprudencës, edhe pse ishte ende i padiplomuar. Pra, për studentët shqiptarë nuk kishte zgjidhje në gjuhën shqipe, ndërsa për djalin e funksionarit të BDI-së sistemi funksiononte.

Për të vetët e gjenin çaren, ndërsa hallin e shqiptarëve e linin zvarrë.
Prandaj Adnan Jashari duhet të përgjigjet pse nuk e zgjidhi provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe kur ishte ministër i Drejtësisë.

Studentët kanë hall. BDI ka hesape.
VLEN këtë çështje po e zgjidh në rrënjë. Provimi i jurisprudencës në shqip është vetëm fillimi. Të gjitha provimet profesionale do të mund të jepen edhe në gjuhën shqipe.

Shqiptarët nuk duan më zhurmë. Duan zgjidhje, e zgjidhja po vjen.” thonë nga VLEN.

Advertisement
Advertisement
Advertisement