“Lidhja Shqiptare” e Selës, të dielën do të mbajë Kongresin partiak në Tetovë - Gazeta Express
string(74) "lidhja-shqiptare-e-seles-te-dielen-do-te-mbaje-kongresin-partiak-ne-tetove"

Maqedoni

Gazeta Express

30/05/2026 8:38

“Lidhja Shqiptare” e Selës, të dielën do të mbajë Kongresin partiak në Tetovë

Maqedoni

Gazeta Express

30/05/2026 8:38

Subjekti i ri politik “Lidhja Shqiptare”, i udhëhequr nga Ziadin Sela, ka njoftuar mbajtjen e Kongresit V të partisë, i cili do të mbahet më 31 maj në Tetovë.

Nën sloganin “Lidhja është gjallë”, partia ka paralajmëruar një organizim të madh politik që pritet të shënojë etapën e re të funksionimit dhe konsolidimit të saj në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, kongresi do të zhvillohet në Qendrën për Kulturë në Tetovë, me fillim nga ora 12:00, ku pritet pjesëmarrja e delegatëve, strukturave partiake dhe mbështetësve nga të gjitha degët e subjektit.

Ky kongres vjen në një periudhë të rëndësishme për “Lidhjen Shqiptare”, teksa pritet të prezantohen orientimet e reja politike dhe organizative të partisë së drejtuar nga Ziadin Sela.

Advertisement
Advertisement
Advertisement