Edhe Shoqata e Klubeve Evropiane del kundër krijimit të Superligës Evropiane - Gazeta Express
string(76) "edhe-shoqata-e-klubeve-evropiane-del-kunder-krijimit-te-superliges-evropiane"

Futboll

Gazeta Express

18/04/2021 23:22

Edhe Shoqata e Klubeve Evropiane del kundër krijimit të Superligës Evropiane

Futboll

Gazeta Express

18/04/2021 23:22

Shoqata e Klubeve Evropiane ka bërë me dije përmes një komunikate për media se nuk e përkrah krijimin e një Superlige Evropiane, pas një takimi në të cilin nuk mori pjesë presidenti Andrea Agnelli.

Kjo krijon një ndarje të madhe brenda ECA-s, sepse Agnelli është president i këtij institucioni si dhe i Juventusit, dhe njëri prej të parëve që e ka nënshkruar krijimin e kësaj lige të re, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Raportohet se ECA mbajti takim urgjent mbrëmjen e sotme, ku nuk ishte i pranishëm Agnelli, i cili u udhëhoq nga drejtori i Ajaxit,  Edwin van der Saar.

Në takim thuhet se nuk morën pjesë as 12 klubet që besohet se tashmë e kanë nënshkruar marrëveshjen për këtë Superligë.

“Pas lajmeve të sotme për krijimin e një lige të re, ECA si organi përfaqësues i 246 klubeve nëpër Evropë, e ripërsërit përkushtimin e vet të theksuar për të punuar në zhvillimin e modelit të Garave të UEFA-s për klube për ciklin që fillon më 2024 dhe një Superligë Evropiane e mbyllur, të cilës po i referohen mediat, do të kundërshtohet fuqishëm nga ECA”, thuhet në reagimin e ECA-s.

Klube si Real Madrid, Barcelona nga Spanja, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham nga Anglia, Interi, Juventus dhe Milan nga Italia, thuhet të jenë të përfshira.

Krijimi i kësaj lige do ta shuante garën kryesore e evropiane për klube – Ligën e Kampionëve.

Por, UEFA dhe ligat kryesore evropiane, Premierliga, LaLiga dhe Serie A, i kanë dënuar ashpër planet për krijimin e kësaj Superlige Evropiane dhe kanë nënvizuar se do t’i përjashtojnë nga ligat e tyre përkatëse klubet që i bashkohen formatit të ri të Ligës së Kampionëve.

Gjatë ditës, UEFA doli me këtë komunikatë: “Sikur kjo të ndodhë, ne dëshirojmë ta përsërisim se ne – UEFA, FA, RFEF, FIGC, Premierliga, Laliga dhe Serie A, por edhe FIFA dhe të gjitha vendet anëtare, mbesim të bashkuar në përpjekjet e tona për ta ndalur këtë projekt cinik, i cili është bërë bazuar në interesat vetjake të disa klubeve në një kohë kur shoqëria ka nevojë për t’u solidarizuar më shumë se kurrë më parë”.

“Siç e kanë thënë edhe FIFA dhe gjashtë federatat, klubet në fjalë do ta kenë të ndaluar të luajnë në çdo garë tjetër vendore, evropiane apo botërore, ndërsa lojtarëve të tyre do t’iu ndalohet të luajnë për ekipet e tyre kombëtare”, ka paralajmëruar UEFA, Premierliga, La Liga dhe Serie A. /Gazeta Express/