Edhe Shaqiri reagon pas vërshimeve që goditën Kosovën - Gazeta Express
string(53) "edhe-shaqiri-reagon-pas-vershimeve-qe-goditen-kosoven"

Sport

Gazeta Express

08/01/2026 15:59

Edhe Shaqiri reagon pas vërshimeve që goditën Kosovën

Sport

Gazeta Express

08/01/2026 15:59

Xherdan Shaqiri, ylli i futbollit me prejardhje nga Kosova, ka reaguar pas vërshimeve të fundit që goditën disa qytete të vendit, duke shprehur solidaritet me popullin e prekur.

Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dëme të mëdha materiale, ndërsa mobilizimi për ndihmë ishte i menjëhershëm nga institucionet, qytetarët dhe bizneset.

Solidariteti u shfaq edhe nga figura të njohura të sportit, ku fillimisht Granit Xhaka publikoi mesazhin “Lutuni për Kosovën”, e më pas të njëjtin reagim e pati edhe Shaqiri.

Ylli i Baselit, me prejardhje nga Gjilani, u shpreh pranë bashkëvendësve të tij, ndërsa ndër qytetet më të prekura nga vërshimet janë Gjakova, Mitrovica, Malisheva, Klina, Skenderaj dhe Drenasi. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement