Edhe Mbappe i lënduar te Reali, mësohet se a do të luajë ndaj Cityt - Gazeta Express
string(66) "edhe-mbappe-i-lenduar-te-reali-mesohet-se-a-do-te-luaje-ndaj-cityt"

Futboll

Gazeta Express

08/12/2025 16:22

Edhe Mbappe i lënduar te Reali, mësohet se a do të luajë ndaj Cityt

Futboll

Gazeta Express

08/12/2025 16:22

Real Madridi u mposhtë mbrëmë në “Santiago Bernabeu” nga Celta Vigo, me shifrat prej 2-0, duke konfirmuar krizën e rezultateve që e ka kapluar në La Liga.

Kështu, Reali mbetet në katër pikë më pak se Barcelona, që kryeson tabelën e klasifikimit.

Ndër lajmet e këqija mbrëmë, është edhe lëndimi i mbrojtësit Eder Militao, i cili do të mungojë për të paktën katër muaj.

Përpos tij, një lëndim të vogël e pati edhe Kylian Mbappe.

Mbappe e lëndoi një gisht të dorës, të cilin e fashoi gjatë ndeshjes, duke vazhduar deri në fund.

Gjatë ditës së sotme, gazetari i njohur Fabrizio Romano ka raportuar se Kylian Mbappe ka një frakturë në gishtin e ‘unazës’ në dorën e majtë.

Megjithatë, ai ka bërë me dije po ashtu se Mbappe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Manchester Cityt, që do të luhet të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

“Kylian Mbappé ka një THYERJE në gishtin unazor të dorës së majtë, por do të jetë gati kundër Cityt”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.

Reali në Ligën e Kampionvëve deri më tash ka zhvilluar pesë ndeshje, ku ka marrë katër fitore dhe ka pësuar një humbje, nga Liverpooli para dy xhirosh.

Ndërkohë, Kylian Mbappe është top golashënuesi i Ligës së Kampionëve sivjet, me nëntë gola të shënuar në pesë ndeshje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement