Edhe Flaka Loxha ndalet në çerekfinale të Evropianit, e kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit - Gazeta Express
string(98) "edhe-flaka-loxha-ndalet-ne-cerekfinale-te-evropianit-e-kerkon-medaljen-e-bronzte-permes-repesazhit"

Sporte tjera

Gazeta Express

29/04/2022 12:52

Edhe Flaka Loxha ndalet në çerekfinale të Evropianit, e kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit

Sporte tjera

Gazeta Express

29/04/2022 12:52

Flaka Loxha është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos.

Lexo Edhe:

Garuesja kosovare në fakt në këtë fazë u mposht nga gjermania Pauline Starke, e cila fitoi me Ippon.

Por, gara për Loxhën nuk merr fund këtu pasi ajo do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, shkruan “Gazeta Express”.

Paraprakisht, Flaka i kishte fituar dy meçe në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo në rrethin e parë e kishte mundur bullgaren Snezhana Gramatikova.

E në atë të dytë kishte triumfuar ndaj polakes Julia Kowalczyk.

Loxha po udhëhiqet nga trajnerja e re, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.

Edhe kampionia tjetër olimpike, Distria Krasniqi u ndal në çerekfinale të Kampionatit Evropian. /Gazeta Express/