ECDC publikon udhëzuesin për përfundimin e izolimit për të sëmurët me Covid-19 - Gazeta Express
string(78) "ecdc-publikon-udhezuesin-per-perfundimin-e-izolimit-per-te-semuret-me-covid-19"

Gazeta Express

20/10/2020 11:46

ECDC publikon udhëzuesin për përfundimin e izolimit për të sëmurët me Covid-19

Gazeta Express

20/10/2020 11:46

Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve ka publikuar udhëzuesin për përfundimin e izolimit për personat e sëmurë me Covid-19.

Sipas këtij udhëzuesi të publikuar gjatë ditës së djeshme, personat asimptomatikë e përfundojnë vet izolimin 10 ditë pas marrjes së mostrës për testin PCR.

Lexo Edhe:

Personat e sëmurë me simptoma të lehta ose të moderuara, mund të lirohen nga izolimi 10 ditë pas shfaqjes së simptomave dhe nëse nuk kanë pasur temperaturë në të paktën tre ditët e fundit, si dhe kanë përmirësime klinike në simptomat tjera.

Poashtu këta persona mund të lirohen nga izolimi në rast se kanë rezultuar negativ në 2 teste RT PCR brenda 24 orëve, nga mostrat e marra në sistemin respirator.

Për pacientët e shtruar në spitale të cilat janë liruar bazuar në gjendjen klinike sipas vlerësimit të mjekut, ata duhet të udhëzohen që të qëndrojnë të vetëizoluar derisa të plotësohen kriteret e lart cekura.

Në kategorinë e dytë hyjnë pacientët e sëmurë me simptoma të rënda. Izolimi për këto raste përfundon kur pacienti të mos ketë pasur temperaturë në tre ditët e fundit dhe përmirësim të simptomave tjera pas kalimit të 14-20 ditë që nga shfaqja e simptomave të para; ose rezulton negativ në dy teste PCR brenda 24 orëve, transmeton gazetashneta.

Në kategorinë e tretë janë pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda, që marrin kimioterapi ose terapi të tjera, pacientët me HIV ose imunitet të dobët, mund të përfundojnë izolimin pas trajtimit 20 ditor nga shfaqja e simptomave, së paku tre ditë pas zhdukjes së temperaturës dhe përmirësimit të simptomave tjera, ose dy testeve negative PCR brenda 24 orëve nga mostrat në traktin respirator.

Udhëzuesin e plotë të ECDC-së mund ta gjeni duke klikuar KËTU