Dy persona vdiqën pasi një zjarr i madh shkatërroi një shtëpi në një vendbanim pyjor në Greqinë veriore, tha brigada e zjarrfikësve, shkruan Reuters.
Zjarri shpërtheu në një shkurre të martën pasdite dhe, i nxitur nga erërat e forta, u përhap me shpejtësi duke përfshirë një shtëpi pranë fshatit Liti, rreth 25 km nga qyteti verior i Selanikut, sipas raportimeve të mediave lokale.
Brigada e zjarrfikësve tha se gjetën një burrë të vdekur aty pranë ndërsa po shuanin zjarrin dhe panë një trup të dytë brenda shtëpisë. Një grua me djegie u shpëtua nga e njëjta zonë.
Autoritetet u kishin thënë banorëve të evakuoheshin nga vendbanimi dhe të zhvendoseshin në një fushë loje aty pranë.
Greqia dhe vendet e tjera mesdhetare konsiderohen si vatra të zjarreve në pyje nga shkencëtarët për shkak të klimës që ngrohet me shpejtësi, me flakët që bëhen më shkatërruese gjatë verave të nxehta dhe të thata.