Paga minimale bëhet 500 euro bruto, Kurti flet për "shtim të mirëqenies" në vend: Urime të gjithëve - Gazeta Express
string(95) "paga-minimale-behet-500-euro-bruto-kurti-flet-per-shtim-te-mireqenies-ne-vend-urime-te-gjitheve"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2026 10:29

Paga minimale bëhet 500 euro bruto, Kurti flet për “shtim të mirëqenies” në vend: Urime të gjithëve

Lajme

Gazeta Express

01/07/2026 10:29

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti,njoftoi se nga sot paga minimale në vend është rritur në 500 euro bruto, duke theksuar se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se gjatë qeverisjes së tij paga minimale u ngrit “katër herë”.

“Paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se 10 vjet. 2011 ishte viti i fundit kur ajo u ndryshua. Që prej atëherë ajo mbeti 130 përkatësisht 170 euro (varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç). Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro. Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat”, shkroi ai.

Kurti tha se “për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ultë dhe e pandryshueshme”.

“Ndërkaq për më pak se gjysëm dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale”, shkroi ai.

Ai foli për rritje ekonomike dhe tha se zhvillimi i vendit do të shoqërohet me “shtim të mirëqenies për të gjithë”.

“Rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës sonë do ta përcjellim gjithnjë me shtim të mirëqenies për të gjithë. Urime të gjithëve!”, shkroi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement