Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës po zhvillojnë një aksion, ndërsa janë kryer bastisje në disa lokacione në vend.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta nuk dha detaje për operacionin, përveçse konfirmoi se ai po zhvillohet.
“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës”, tha ajo.